Ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në Ranillug, KFOR-i e asgjëson

Dje më 30 mars në komunën e Ranillugut, njësiti për deminim i KFOR-it e ka asgjësuar një mjet të dyshuar shpërthyes.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke shtuar se njësiti policor e kishte siguruar vendin e ngjarjes.

“Ankuesja  ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka asgjësuar mjetin e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.