Ranilluk, dyshohet se u dhunua seksualisht një grua

Një rast i dyshuar për dhunim seksual ndaj një gruaje ka ndodhur në fshatin Ranilluk, para dy ditësh.

Por, Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarin.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 janar në ora 00:20.