Kapet duke kontrabanduar mish derri nga Serbia

Në fshatin Korminjan të komunës së Ranillukut Policia Kufitare e Kosovës derisa ka qenë duke patrulluar në afërsi të brezit kufitar ka ndaluar një person i cili po ngiste një traktor.

Gjate kontrollimit në traktor është gjetur një sasi prej 270 kilogramësh mish derri, i cili ishte kontrabanduar.

Mishi është konfiskuar, ndërsa traktori dhe personi i dyshuar janë liruar në procedure të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:15.