Ranilluku | Foto: KALLXO.com

Tre sulme me grantë dore në tre shtëpi në Ranilluk, rastet po hetohen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22 shtator në orën 02:30, janë regjistruar tre sulme me grantë dore në tre lokacione të ndryshme në Ranilluk.

Siç thuhet në njoftim, sulmet kanë ndodhur në oborret e shtëpive të serbëve që jetojnë në Ranilluk.

Për rastet, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit ndërsa ato po konsiderohen si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti i patë, sipas forcave të rendit ndodhi në fshatin Gllogoc të Ranillukut.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr” – thuhet në njoftim.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ranilluk.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës” – njoftoi policia të shtunën.

“Ranilluk 22.09.2023 – 02:30.  Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore), por ajo nuk kishte shpërthyer. Njësiti për deminim ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftim.