Gjendet kokainë e marihuanë në një therrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur mbi 100 gram marihuanë dhe më shumë se 6 gram kokainë në disa therra të Mitrovicës.

“Gjatë patrullimit në një dru, therrë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike në peshë 108.2 gram të llojit marihuanë dhe 6.2 gram kokainë”, ka thënë Policia.

Sipas Policisë dyshohet se substancat narkotike janë vendosur nga një i dyshuar që ishte në kërkim dhe që gjendet në arrati.

Tutje është thënë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.