Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Pejë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës njofton se dje, pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë në Pejë, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet personi i shtrirë.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, përderisa rasti është duke u hetuar, njofton Policia.