
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Gjendet i vdekur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
13.9.2023 - 10:06
Polica e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në Rahovec.
Rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 19:30.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.