Foto: Ilustrim

Gjendet drogë në një dhomë në qendrën e paraburgimit në Hajvali

3.5 gram substancë narkotike është raportuar se është gjetur në një dhomë në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

Sipas Policisë së Kosovës, në dhomën ku është gjetur substanca e dyshuar kanë qenë dy të paraburgosur.

Substanca në fjalë është thënë se është gjetur gjatë kontrolli që ka bërë njëri nga mbikëqyrësit e kësaj qendre, i cili më pas e ka raportuar rastin në PK.

Në raportin 24-orësh është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:40 dhe se njësiti policor ka konfiskuar substancën, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.