Gjen dy granata dore në oborr

Një grua nga Graçanica ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi në oborrin e saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore.

Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, ku është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:30.

Sipas këtij raporti, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të policisë që kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

Tutje është thënë se lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori dhe se rasti është duke u hetuar.