Foto: Ilustrim

Gjakovë, paraburgim për burrin e dyshuar që grushtoi gruan

Gjykata e Gjakovës ka caktuar paraburgimin prej një muaji ndaj U.K për shkak se i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore gruas së tij.

Me datë 18 gusht, U.K dyshohet se e ka rrahur  gruan e  tij A.B, në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, çifti kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake në mes veti, ku i pandehuri U.K  fillimisht e kishte goditur gruan e tij dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Në kërkesë thuhet se pasi që i njëjti është kthyer në shtëpi përsëri e ka goditur  të dëmtuarën me grusht në fytyrë dhe i ka shkaktuar  lëndime trupore.

Pas këtyre veprimeve, gjykata e Gjakovës ka vlerësuar se i pandehuri duhet të qëndrojë një muaj në paraburgim, në të kundërtën i njëjti mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e procedurës penale.