Gjakova

Gjakovë: I mituri përfundon në spital pas rrahjes nga babai

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditë së djeshme në Gjakovë.

Në bazë të njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 16:00, një i mitur ka pranuar tretman mjekësor në spital, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i tij.

Policia ka bërë të ditur se babai i të miturit është arrestuar për dhunë në familjes dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.