Galeria në Gjermani heq nga puna punonjësin teknik pasi vendosi artin e tij në ekspozitë

Një galeri arti modern në Gjermani ka pushuar nga puna një punonjës pasi zbuloi se kishte varur punën e tij në një ekspozitë.

Burri 51-vjeçar kishte shpuar dy vrima në një mur për të montuar pikturën e tij në ‘Pinakothek der Moderne’ të Mynihut.

Mediat lokale raportuan se burri e kishte bërë këtë veprim me shpresën për të arritur përparim dhe njohje artistike.

Një zëdhënës i galerisë tha se vepra artistike nuk u ekspozua për shumë kohë.

“Mbikqyrësit e vunë re menjëherë”, tha Tine Nehler për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, duke shtuar se vepra iu kthye artistit.

Burri ishte punonjës i ekipit të shërbimeve teknike të galerisë dhe e përshkroi veten si një artist i pavarur.

Përpos që u hoq nga puna atij iu ndalua poashtu hyrja në galeri.

Kjo galeri është ndër më të madhëat të artit modern në Europë ku janë të ekspozuara vepra të Pablo Pikasos, Max Ernst dhe Salvador Dali. BBC