Fushë Kosovë, arrestohen tre persona për trafikim me dy mitura

Tre burra nga Fushë Kosova janë arrestuar pasi dyshohet se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar dy viktimave të mitura.

Të njëjtit kanë mundësuar që të miturat të takohen me persona të ndryshëm, me qëllim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.