Forca e Sigurisë së Kosovës, Foto: Armend Mehaj, Facebook

FSK vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen 'Dynamic Front 22' në Gjermani

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.

Kjo stërvitje do të udhëhiqet nga Ushtria Amerikane në Evropë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shtuar Mehaj.