Trajnimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Foto: FSK/Facebook

FSK dhe Policia e Kosovës me trajnime të përbashkëta

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”, trajnim ky që është i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.

Pjesëtarët e Komandës së Forcave Tokësore në Istog bashkë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sipas FSK-së së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre.

“Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjesë Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj si dhe përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës” – u tha në njoftim.

Tutje u shtua se me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë fizike të pjesëtarëve, FSK organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre.