FOTO - Inspektorët e Përparim Ramës me aksion kundër mbindërtimeve

Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka zhvilluar sot një aksion kundër mbindërtimeve.

Sot cak ka qenë një mbindërtim në një objekt banesor në lagjen Dardania në kryeqytet.

Nga aty kanë arritur edhe disa pamje në KALLXO.com

Këtë për KALLXO.com e kanë konfirmuar edhe nga zyra për informim e komunës që udhëhiqet nga Përparim Rama.

Për detaje kanë paralajmëruar se do të publikojnë edhe njoftim zyrtar.

Që nga marrja e mandatit të Përparim Ramës, ky nuk është rasti i vetëm që kanë ndërhyrje te mbindërtimet. Rasti tjetër që Rama ka bërë të ditur më 17 janar, është në lagjen Bregu i Diellit.

Këto janë pamjet që vijnë nga aksioni te lagjja Dardania.