Foto: Ekipet policore në kërkim të një personi të zhdukur

Gjatë ditës së sotme ekipe të shumta e të ndryshme policore janë vënë në kërkim të një personi B.O. pasi që i njëjti që nga 24 marsi është paraqitur si person i zhdukur.

Sipas njoftimit të policisë, sot që nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policor kanë realizuar kërkime në zonën e fshatit Muqibabë.

“96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaftë të vështirë për kërkim. Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje ata kanë njoftuar se nuk kanë arritur të gjenë gjurmë e shenja që dërgojnë nëzbardhjen e rastit dhe në gjetjen e personit të zhdukur.

“Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë”, ka njoftuar policia.