Festat e fundvitit, mbyllet rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Rruga nga Katedralja në drejtim të Hotel Grand nga sot, e shtunë, do të jetë e mbyllur për kalimin e veturave.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për vetura nga sot deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.

“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur 🚧 nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 🕔05:00) deri më 8 janar 2023” – ka njoftuar ditë më parë komuna që drejtohet nga Përparim Rama.