Dhjetëra qytetarë protestojnë që rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë të lirohet për qarkullimin e veturave
Në Prishtinë është mbajtur protesta e thirrur nga ‘Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë’, që rruga “Xhorxh Bush” në kryeqytet të lirohet për qarkullimin e veturave.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë dhjetëra qytetarë, të cilët ndër të tjera, kërkuan nga Komuna e Prishtinës lirimin e kësaj rruge për qarkullimin e veturave, pasi sipas tyre, bllokimi i kësaj rruge ka shkaktuar kaos nëpër rrugët e tjera në kryeqytet.
Qytetarët po ashtu kërkuan edhe që kryetari Përparim Rama t’i pranojë ata në takim për të diskutuar për kërkesat e tyre.
Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme është bërë edhe prezantimi i projektit për transformimin e bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Bulevardi i kryeqytetit do të shndërrohet në një hapërsirë urbane bashkëkohore e cila sipas tij reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.
Kështu pritet të duket bulevardi “Xhorxh Bush” në bazë të projektit të transformimit – Foto