Ilustrim

Ferizaj, vozitësi humb kontrollin, përplaset në mur

Një aksident i rëndë trafiku raportohet se ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur pasi që shoferi i një automjeti, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur në një mur jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit dhe një pasagjer.

Të lënduarit nga ky aksident kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në QKUK, dhe tjetri në spitalin e Ferizajt.

Në lidhje më rastin është njoftuar prokurori.