Fehmi Kupina nga LDK zgjidhet kryesues i asamblesë komunale të Prishtinës

Me 25 vota të vlefshme Fehmi Kupina është zgjedhur kryesueses i Kuvendit komunal të Prishtinës.

Nga 42 asamblistë sa ishin në sallë, 25 asamblistë kanë marr pjesë në votim.

Në dy raundet e para Kupina nuk ka arritur ti siguroj votat e mjaftueshme për tu zgjedhur kryesues i Kuvendit komunal, pasi Lëvizja Vetëvendosje kanë qëndruar në sallë dhe nuk kanë votuar, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re nuk kanë qëndruar në sallë.

Në dy raundet e para të votimit, për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë komunale janë nevojitur 26 vota.

“Ky mandat do jetë vazhdim i punës, vullnetit dhe dashurisë për Prishtinën. Ju falënderoj për besimin që më dhatë me anë të këtij votimi”, tha Kupina pas u votua si kryesues i Kuvendit të Prishtinës.