Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fadil Nura tregon pse nuk pati debat publik me Bekim Jasharin

Kryetari i porsazgjedhur i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar arsyet se pse, sipas tij, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, nuk ka pasur debat publik me kundërkandidatin e tij, Bekim Jasharin.

Nura i ftuar në emisionin ‘Kallxo Përnime’, ka thënë se ka qenë i gatshëm për debat.

Por, sipas tij, është kundërkandidati Bekim Jashari ai që nuk ka pranuar debatin.

“ Në fakt, unë jam i gatshëm për debat, kam qenë i gatshëm, por kundërkandidati nuk ka pranu me dalë në debat. Ai ka qeverisë për 4 vjet, sido që të jetë nuk besoj që ka ndonjë arsye më herët që nuk ka pasur debate. Është keq për demokracinë, por jo për fajin tim”, ka thënë Nura.