Komuna e Skenderajt nuk e pret Ministrinë, asfalton një pjesë të rrugës rajonale

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se janë drejt përfundimit të asfaltimit të segmentit rrugor në hyrje të qytetit, që sipas tij është një punë që i takoi nivelit qendror.

Ai tha se financimi i këtij projekti të madh kapital u tërhoq në momentin e fundit.

Kjo Nura tha se i detyroi që t’i shterin të gjitha mundësitë financiare që ta përfundojmë këtë pjesë të paasfaltuar.

Tutje ai tha se u detyruan që ta bëjnë këtë punë në kohën kur kanë një pjesë të infrastrukturës publike të dëmtuar nga vërshimet e janarit të këtij viti dhe telashe tjera nga kjo fatkeqësi.

“Ne marrim përsipër t’i kryejmë edhe punët e Qeverisë së Kosovës” – u shpreh Nura.

Tutje ai tha se u është mirënjohës të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion për durimin e treguar gjatë kohës së punimeve në rrugë.