EULEX ka furnizuar policët e Kosovës në Jarinjë me ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se pas kërkesës nga Policia e Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it më 17 dhjetor u kanë ofruar zyrtarëve policorë të Kosovës në Jarinjë furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje e mjete higjienike.

Kështu bëri të ditur Wigemark përmes një postimi në Twitter.

Ndërsa sot Policia e Kosovës njoftoi se 9 zyrtarë të saj në pikën kufitare në Jarinjë janë transportuar nga KFOR-i.

KALLXO.com merr vesh se policët e transportuar nga KFOR-it ishin me probleme të mëhershme shëndetësore.