Escobar: Jemi të shqetësuar me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-në dhe komunitetin transatlantik

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur i shqetësuar me qasjen që Kosova e ka përdorur ndaj aleatëve në adresimin e situatës në veri të vendit.

Escobar ka thënë se janë duke u mundur t`i bindin autoritet kosovare se SHBA është partneri kryesor i Kosovës në rajon.

“Më duhet të them se ne jemi të shqetësuar me mungesën e përafrimit që Kosova e ka jo vetëm me SHBA-në por me të gjithë komunitetin transatlantik, kjo e përfshinë Britaninë e Madhe, BE-në, NATO-n, QUINT dhe fqinjët e tij Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pra ne po kërkojmë vazhdimisht mënyrë për ta bindur qeverinë t`a shoh SHBA-në edhe njëherë si partnerin kryesor në rajon, dhe nga kjo aleancë me SHBA-në përfiton vetëm Kosova”- tha Escobar.

Escobar edhe njëherë ka përmendur masat të cilat BE dhe SHBA i kanë vendosur ndaj Kosovës për shkak të ‘mos dëgjueshmërisë’.

“Ne e kemi bërë kërkesën tonë shumë të qartë dhe publike, BE-ja kanë vendosur pasoja, edhe ne poashtu ne e përjashtuam Kosovën nga një ushtrim i madh ndërkombëtar, si rezultat i njëanshmërisë dhe ne do të vazhdojmë të shikojmë për rrugë për të punuar me atë që është një nga aletët tanë më të afërt në rajon”- tha ai.

Këto deklarime emisari Escobar i bëri në raportimin e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Përveç kësaj foli edhe për nevojën që Kosova të formoj asociacionin dhe të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Po ashtu emisari amerikan paralajmëroi pasoja për Serbinë në rast se serbët nuk dalin në zgjedhje.

Escobar paralajmëron pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri