Ilustrim

Ekspozuan armë në rrjete sociale, Policia arreston dy të dyshuar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gushavc të Mitrovicës, pasi të njëjtit kishin ekspozuar një armë në rrjetet sociale.

Sipas raportit policor, nga të dyshuarit është konfiskuar një armë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.

Rasti në polici është regjistruar më 24 dhjetor rreth orës 16:00.