Edhe ambasadori italian bën homazhe te varri i Adem Jasharit

Shembullin e ambasadorit britanik në Kosovë e ka ndjekur edhe kolegu i tij italian.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.

Orlando ka shkruar se Italia ishte me Kosovën në vitin 1999 dhe se vazhdon ta mbështesin pavarësinë e Kosovës.

“Unë u bashkova me shembullin e ambasadorit Nicholas Abbot sot, duke nderuar memorialin e Jasharajve në Prekaz, për të kujtuar ndërhyrjen humanitare që çoi drejt pavarësisë. Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999. Ne mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik”, ka shkruar ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ambasadori Abbott bën homazhe në Prekaz: Britania qëndron prapa ndërhyrjes për lirinë e kosovarëve