Avokati i politikanit opozitar serb bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, ka vizituar sot varrezat e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Gjatë vizitës, ai la edhe një letër dhe një mesazh tek varrezat.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithonë. Një mijë lot për një vjet paqe. Dhe miliona shpresa e ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal” – thuhet në letrën e tij e cila u la tek varri i Blerina Jasharit vajzës së vrarë në betejën e Jasharajve.

5 janar të këtij viti, politikani serb, Nikola Sanduloviq dyshohet se u ndalua dhe rrah nga shërbimi sekret serb. Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq ngriti dyshimet se maltretimi i politikanit serb erdhi pasi ai kishte bërë homazhe kohë më parë në varrezat e Jasharëve në Prekaz.