
Ilustrim
Dyshohet se telefonoi disa herë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, Policia arreston 20-vjeçarin
23.9.2023 - 23:53
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin për prezantim të rremë.
Sipas njoftimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, B. M. 20 vjeç.
Policia thotë se arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi B.M ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar t’i vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, dhe po ashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.