Dyshohet se sulmoi nënën e saj, lirohet pas intervisitimit

 

Policia ka raportuar se me 6 korrik të 2021, rreth orës 16:00 është arrestuar një grua në Prishtinë e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendimin e prokurorit palët janë liruar pas intervistimit dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.