Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se kanosi policin pasi që i shqiptoi gjobë - lirohet në procedurë të rregullt

Një burrë dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor në Prishtinë gjatë ditës së enjte.

Derisa zyrtari policor po merrej me rregullimin e trafiku, ishte kanosur nga i dyshuari pasi i shqiptoi kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari u intervistua dhe me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.