Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Dyshohet për sulm fizik ndaj një burri në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim nga një burrë në Mitrovicën e Veriut, i cili ka thënë se është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima ka thënë se deri sa ka dalë nga një shitore, duke kaluar rrugën dy persona me një veturë e kanë rrezikuar dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.

PK ka thënë se të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.