Ilustrim

Dyshohen se morën ryshfet nga kandidatët për patentë-shoferë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy burra janë arrestuar për marrje të ryshfetit në një autoshkollë në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet se kanë marrë të holla nga kandidatët në këmbim të kryerjes së provimeve për patentë-shoferë.

“Lidhur me rastin janë konfiskuar disa dëshmi si teste me të dhëna të kandidatëve dhe pajisje për komunikim në largësi”- ka njoftuar Policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.