
Vetura Zyrtare
Dyfishohen shpenzimet për vetura zyrtare, rreth 2.5 milionë euro vetëm gjatë vitit 2023
Vitin e kaluar nga buxheti i shtetit u shpenzuan mbi 2.46 milionë euro për vetura zyrtare.
Investimet në këto vetura janë pjesë e shpenzimeve kapitale për vitin 2023.
Shuma prej 2 milionë e 464 mijë euro rezulton të jetë më shumë se dyfishi i parave të paguara për këtë qëllim në vitin 2022, dhe më e larta në tri vjetet e fundit.
Në krahasim me vitin 2022, kur shpenzimet ishin 937 mijë euro, në vitin 2023 ato u rritën për 1 milion e 527 mijë, apo për 163 për qind.
Për tri vjet 3.74 milionë euro për vetura zyrtare
Sipas raportit vjetor financiar të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për tri vjetet e fundit 2021-2023, për këtë qëllim u shpenzuan 3 milionë e 742 mijë euro.
Përndryshe, shpenzimet për vetura zyrtare përbëjnë 0.4 për qind të shpenzimeve të përgjithshme kapitale të realizuara në vitin 2023, në vlerë prej 560 milionë e 868 mijë euro,

Këto të dhëna u bën të ditura nga raporti vjetor financiar për vitin 2023 i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve [MFPT].
Për më shumë artikuj rreth veturave zyrtare kliko këtu