Grafika_te hyrat nga TVSh,_Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Grafika_te hyrat nga TVSh,_Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Rreth 1.37 miliardë euro TVSh u mblodhën në vitin 2023

Të hyrat për buxhetin e Kosovës, nga tatimi mbi vlerën e shtuar që shkurtimisht njihet si TVSh, në vitin e kaluar ishin rreth 1.37 miliardë euro apo saktësisht 1 miliard e 365 milionë e 580 mijë euro. Ky lloj i të hyrave, një ndër kontribuuesit kryesor në mbushjen e arkës së shtetit vazhdon të ketë trendë rritës.

Në krahasim me vitin 2022, kur nga ky lloj tatimi u volën gjithsej 1 miliard e 220 milionë e 7 mijë euro, të hyrat u rritën për rreth 145.6 milionë euro që paraqet tejkalim të të hyrave rreth 12 për qind më shumë.

Për t’u rikthyer tek viti 2023, nga gjithsej 1 miliard e 365 milionë e 580 mijë euro, sa grumbulloi shteti të hyra nga TVSh-ja, pjesa më e madhe e saj u grumbullua në kufi, që përbën shumën e 957 milionë e 675 mijë euro, pastaj nga TVSh-ja e brendshme u grumbulluan gjithsej 407 milionë e 768 mijë euro, si dhe nga TVSh-ja e shtyrë prej 137 mijë euro.

Grafika_te hyrat nga TVSh,_Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Grafika e të hyrat nga TVSh – Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Këto të dhëna u bën të ditura nga raporti vjetor financiar për vitin 2023, i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Për më shumë artikuj rreth tatimit mbi vlerën e shtuar [TVSh] klikoni këtu