Foto: Facebook/Përparim Rama.

“Dyert e Prishtinës gjithmonë të hapurat”, ambasadorit Hovenier i dorëzohet çelësi i kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dorëzuar ambasadorit Jeffrey Hovenier çelësin e qytetit.

Kryetari Rama ka njoftuar përmes një postimin në Facebook, “Çelësi i qyteti” i jepet ambasadorit Hovenier në shenjë mirënjohjeje dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës.

“Me rastin e përfundimit të misionit të tij, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë, në emër të Kryeytetit i dorëzova çelësin e qytetit, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier”- ka njoftuar Rama.

Rama ka bërë të ditur se dyert e kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ambasadorin Hovenier edhe pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë.

“Ambasadori Hovenier është  mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit tonë. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit tonë dhe aleatit tonë më të madh – SHBA-së. Faleminderit, ambasador Hovenier, për kontributin tënd për Kosovën dhe Kryeqytetin. Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju!”- ka shkruar Rama.

;