Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën Prizren-Prishtinë - Pamje

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Prizren – Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin së martës më 20.02.2024 rreth orës 08:30.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Kallxo.com ka treguar se në kilometrin e 48-të të kësaj autostrade në aksident u përfshinë një kamionetë dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësur dy persona. Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor”- deklaroi Krasniqi.

Qytetarë, dëshmitarë të ngjarjes kanë dërguar një video në Kallxo.com nga ky rast.

Sipas tyre, vetura ka qenë e ndarë në gjysmë.