Arkiv

Dy të lënduar nga aksidenti i trafikut me motoçikletë

Një aksident trafiku me motoçikletë është raportuar se ka ndodhur mbrëmë në Brezovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:45, derisa i dyshuari duke drejtuar motoçikletën, pa përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë shtegut.

Lëndime trupore si pasojë e aksidentit kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tij.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe sipas policisë, pasagjeri është ndaluar për tretman mjekësor, ndërsa vozitësi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.