Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Dy raste të vdekjeve të dyshimta, në Malishevë dhe Gjakovë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar Malishevë dhe një në Gjakovë.

Në Malishevë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa në Gjakovë, është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ndërsa Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në raportin e Policisë.