Foto: Ilustrim
Dy raste të therjes me thikë brenda një dite, tre persona në pranga
Dy raste të ndara të lëndimit të rëndë trupor me përdorim të thikës janë raportuar më 29.04.2026. Njëri rast ka ndodhur në Prizren e tjetri në Mitrovicë të Jugut, ku tre persona kanë përfunduar në pranga.
Në Prizren, në rrugën “Edit Durham”, rreth orës 19:20, Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe e kanë therë me thikë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Mitrovicë të Jugut, po ashtu më 29.04.2026, rreth orës 15:40, është arrestuar një e dyshuar, e cila dyshohet se ka therë me thikë një burrë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të dyja rastet.