
Ilustrim
Dy persona të maskuar dyshohet se sulmuan fizikisht një burrë në Rahovec
18.8.2023 - 13:08
Dy persona të panjohur dhe të maskuar dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë në Rahovec.
Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 08:35.
Sipas Policisë, viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.