Dy persona gërmojnë në varrezat ilire, policia në kërkim të tyre

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në fshatin Maqitevë, në Suharekë një grua ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar.

“Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në raport të policisë.

Rasti sipas policisë është në procedurë hetimore.