Ilustrim

Dy banka raportojnë para të falsifikuara

Policia e Kosovës, ka njoftuar më 13 shtator kishte raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë dhe në Pejë.

Në Prishtinë sipas policisë një bankë ka raportuar se kanë pranuar një monedhë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Monedha është konfiskuar nga policia për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

Edhe në Pejë nga një bankë është raportuar se është deponuar një bankënotë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas policisë monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim dhe rasti është duke hetuar