FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.

Drejtori i Policisë së Kosovës takoi komandantin e komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s

Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, me stafin e tij, ka pritur sot në takim komandantin e komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admiralin Stuart B. Munsch me bashkëpunëtorë.

FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.

Sipas njoftimit të Policisë, ky takim u zhvillua në një frymë mikpritëse dhe u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë dhe situatën e përgjithshme në vend.

“Mbështetja e partnerëve të rëndësishëm për siguri, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaft e rëndësishme për Policinë e Kosovës si organizatë kryesore për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve pa dallim në Republikën e Kosovës” – thuhet në njoftim.