Ilustrim

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Drenas

Një 54 vjeçar me inicialet Xh. B., i cili po dyshohet se ka qenë autori i vrasjes dhe plagosjes së mbrëmshme në fshatin Gradicë të Komunës së Drenasit është dorëzuar mëngjesin e sotëm në polici.

Siç mëson KALLXO.com, 54 vjeçar rreth orës 8 e 30 është dorëzuar tek organet e rendit.

Gjithashtu nga i njëjti është sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Ndaj të njëjtit siç mëson KALLXO.com, kanë filluar menjëherë procedurat e nevojshme policore.

Mbrëmjen e kaluar në fshatin Gradicë është vrarë një person i gjinisë mashkull ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij.

Ngjarja sipas policisë, kishte ndodhur në një pyll në afërsi të fshatit ndërsa mbrëmë policia pas marrjes së informacionit kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vritet një person në Gradicë të Drenasit, mbetet i plagosur babai i tij