Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

DOKUMENT - Thaçi nëshkruan dekretin për lirimin e Vlora Çitakut nga posti i Ambasadores

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, Çitaku më 24 shtator ka kërkuar që të lirohet nga detyra e ambasadores.

“Për më shumë se pesë vite ka qenë nderi i jetës time që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në SHBA. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA”, ka shkruar ajo.

Ndërsa më 2 tetor, në dekretin e siguruar nga KALLXO.com, presidenti Thaçi ka kërkuar nga Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tërheqjen e Çitakut nga misioni diplomatik.

Më 3 mars, ministri i Punëve të Jashtme Galuk Konjufca pati marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Përveç Çitakut, Konjufca ka shkarkuar edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcn, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun.

Konjufca shkarkon Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë