Ministria e Punëve të Brendshme. Foto: KALLXO.com

Djegia e veturës së kryesuesit të Kuvendit të Leposaviqit, reagon Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriç, të cilit i është djegur vetura mëngjesin e sotëm.

Sipas MPB-së, ky sulm ndaj Guriç dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe “sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serbë që bashkëpunojnë me institucioneve të Republikës së Kosovës.”

“Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”- thuhet në reagim.

Ndërsa tutje ministria ka thënë se sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet e Kosovës, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët.

MPB ka ftuar Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë.

“Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”- thuhet në njoftim.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, i është djegur vetura e kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.

Fillimisht lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri, i cili tha se djegia e veturës vie pas shpeshtimit të kërcënimeve.

Sipas Policisë, vetura ka qenë me targa të Republikës së Kosovës, ndërsa në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmonte benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për të djegur veturën.

I djeget vetura kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq