Djali e babai përleshen në Kaçanik, policia jep detaje

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Kaçanik dy burra, sipas policisë babë e bir, kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se janë përleshur mes vete.

Pas intervistimit, prokurori i rastit të kësaj ngjarje kishte vendosur për t’i liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Klinë, dyshohet se një burrë ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur gruan e tij. I dyshuari gjendet në arrati.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë, nën dyshimin se i dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Prokurori ka vendosur që të dyshuarin ta dërgojë në mbajtje.