Dikur quajtën njëri tjetrin “frikacak” e “mercenar”, Anton Quni nuk shkon në parakalimin e Thaçit në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e ka bojkotuar fjalimin e sotëm të Presidentit Hashim Thaçi para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Fjalimi dhe parakalimi i Thaçit para ushtarëve të FSK-së erdhi vetëm pak orë pasi një ceremoni për ndër të 12 vjetorit të pavarësisë ishte mbajtur pa praninë e tij. Në ceremoninë e paradites aty kishin qenë kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ministra e ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë.

Por fjalimi i Thaçit nuk u ndoq nga asnjë përfaqësues institucional dhe mysafir i huaj.

I vetmi që kishte ardhur ta ndjekë këtë ngjarje ishte Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Historia e raporteve të acaruara Thaçi – Quni

Thaçi e Quni kanë një histori të raporteve të ftohta që nga koha e luftës, por të cilat u acaruan edhe më tej viteve të fundit.

Në maj të vitit 2017 në një seancëtë Kuvendit, Quni kishte drejtuar akuza të rënda ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

https://kallxo.com/shkurt/anton-quni-akuza-te-renda-ndaj-thacit-e-veselit/

Pasi ka përshëndetur kryeministrin Isa Mustafa për fjalimin dhe punën e tij, deputeti Anton Quni përkujtoi se nuk i kishte dhënë besimin atij dhe ia kishte tërhequr vërejtjen se me kënd po e qeveriste vendin.

“Isha në mendime të tërhiqem nga jeta politike pasi të kryhet ky mandat, por duke e parë këtë hipokrizi nga njerëz që unë i njoh nga lufta, i njoh shumë mirë sa janë të përkushtuar për të mirën e qytetarëve, shtetit të Kosovësi njoh nga vijat e frontit, e di nga situata shumë të rrezikshme, e di se në këto situata kanë dështu. Para publikut paraqiten si heronj, por në fakt janë frikacakë. Edhe unë e kam ditë që nuk janë në gjendje të ju përcjellin. E kam ditë që në këtë rrugëtim se juve do t’ju lënë të vetmuar. Prandaj kam pasë dyshime kur është votu qeveria, koalicioni, e presidenti. I njoh shumë mirë. Këta janë njerëz që të lënë në gjysmë të rrugës. Këta nuk mujnë më arritë në finale”, tha Quni.

Më pas ai tha se Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë arsyeja pse ai ka vazhduar të qëndrojë në Parlament.

“Z. Thaçi, z. Veseli, ju jeni arsyeja pse më detyroni të qëndroj ende në Parlament… Do të shihemi në finale. Do të qëndroj deri t’ju shoh prapa grilave, aty e keni vendin”, tha Quni.

Duke iu drejtuar kryetarit të Parlamentit, deputeti Anton Quni tha se dëshiron ta ilustrojë me një shembull: ju jeni përgjegjës edhe për sigurinë e deputetëve. Ky shembull tregon edhe sa keni qenë përgjegjës edhe për ushtarët vartës tuaj. “Kur ne këtu ishim të rrezikuar nga gazi lotsjellës, goditjet, ofendimet, ju fare nuk u kujdesët për sigurinë e deputetëve. Kryesorja për ju ishte se ju për vete siguruat maskë kundër gazit, por fare nuk iu interesoi për deputetët. Ju i njëjtë keni qenë edhe me shokët në luftë“, theksoi ai.

Po ashtu, ai ia kujtoi Veselit edhe “prejardhjen” nga një “formacion shumë i dyshimtë“, për të cilin tha se duhet t’u japin përgjegjësi qytetarëve.

“Ju me ato metoda që keni përdorë gjatë e pas luftës, mendoni se duhet me udhëheqë edhe Kuvendin. E keni gabimJeni të bindun se në finale keni me u demasku”, tha deputeti Quni.

“S’di a fole si profet a si hero, nuk të mora vesh sen çka fole, flasim kur dush e si të duash”, iu përgjigj Anton Qunit kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Anton Quni, sikur edhe Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë qenë njerëz kyçë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Dy vjet më vonë, në vitin 2019, në raportimin e Thaçit para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar ata ndanë polemika të ashpra.

https://kallxo.com/lajm/thaci-qunit-ti-ke-qene-nje-mercenar-i-paguar-ne-lufte/

Anton Quni i tha Presidentit gjatë seancës kur po dëshmone Thaçi se “e di që jeni frigu gjatë luftës por nuk e kuptoj pse frikoheni në paqe”

E në krah i doli Presidentit anëtari i komisionit nga PDK, Hajdar Beqa.

“Ti nuk ki vjet sa kam unë veprime në luftë, ti nuk je kon në saf të parë, ti je kon ma larg be Anton, lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk mundet me folë një njeri që ka ardhur me korrespodencë me luftë”, tha Beqa.

“Ti nuk je luftëtar i lirisë, je një ‘Boshko Buhë’ i paguar për të luftuar në Kosovë, por në Kosovë nuk ke qenë,” i kishte thënë Thaçi Qunit.

Ndërsa Quni ia ktheu duke thënë se “Kur e kemi bo ni udhëtim me ty në luftë aq shumë je tut sa u dashtë me të mbajtë në prehën”.

Për këtë reagoi presidentit, Hashim Thaçi, ku i tha Qunit “mercenar lufte”.

“Ti në luftë je kon ka fundi një komë e ke shti në Kosovë një komë për Shqipëri, je hi në Kosovë pasi u kthy NATO, ti ke qenë një mercenar i paguar duke luftuar me uniformë. Ty duhet me të ardhë turp për shumë sene. Ti mercenari që asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës dhe duhet më të ardhë turp për shumë sene”, tha Thaçi.