Konferenca e organizatës "Germin" FOTO- Germin

 “Diaspora Flet” do të mbahet online

Konferenca “Diaspora Flet” këtë vit do të zhvillohet virtualisht, ky organizim ka për qëllim përfshirjen e shqiptarëve të cilët gjenden kudo në botë.

Në këtë konferencë do trajtohen tema të ndryshme, duke filluar nga data  19, 20 dhe 21 nëntor.

“Konferenca do të zhvillohet tre ditë, duke filluar nga ora tre deri në ora 8 në mbrëmje, ditën e parë do të flasim për avokimin në diplomaci, në ditën e dytë investimet dhe filantropinë, ndërsa ditën e tret do të flasim për kapitalin njerëzor.”, ka thënë Sihana Bejtullahu, drejtoresh ekzekutive në “Gremin”.

Tutje Bejtullahu ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë profesionit të fushave të ndryshme.

“Shqiptarët të cilët e shohin konferencën si mundësi për me u lidh me profesionit të ndryshëm në gjithë botën, në fusha të ndryshme si në diplomaci, teknologji, kulturë”, ka thënë ajo.